Celebrities Gossip Showbiz

Mos ndoshta Sara Hoxha sapo i bëri një ‘diss’ të gjithë artistëve që këndojnë me ‘playback’ me anë të Ledrit?

Përpos karrierës si artist edhe jeta personale e Ledri Vulës është shumë e përfolur. Artisti është babai i vogëlushes Poem dhe partneri i blogeres Sara Hoxha. Kjo e fundit nuk i kursen postimet në rrjete sociale nga përditshmëria e saj.

Teksa së fundmi, Ledri po përgatitet për koncertin promovues për albumin e tij më të fundit ku ka ftuar të gjithë miqtë e tij më të mirë dhe artistë të njohur, në prapaskena padyshim nuk mund të mungojë dhe Sara.

Teksa është kujdesur të mos na zbulojë thuajse asgjë nga vendi i organizimit, nuk e ka kursyer një ‘thumb’ për artistët të cilët përdorin vetëm ‘playback’ dhe ka ndarë një video ku shfaqet reperi i cili është duke kënduar ‘live’ me mikrofon. Gjithashtu, bukuroshja e ka konsideruar ‘goat’ (Më i miri i të gjitha kohërave’, ashtu si titulli i albumit të artistit.

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bëri bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i keni parë duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfiduan veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh që është kaq pranë.

Me llogaritjen e pikëve të jurisë dhe votave të publikut që kishin një peshë 50 me 50 fituese e këtij edicioni të “Dancing With The Stars” u shpall Sara Hoxha.