Celebrities Gossip Showbiz

“Mos, nuk kam…” Çfarë nuk shkon në postimin e fundit të Sara Hoxhës?

Sara Hoxha u njoh fillimisht në publik si partnerja e reperit shumë të njohur dhe të pëlqyer Ledri Vula. Mirëpo, bukuroshja arriti të fitojë zemrat e ndjekësve menjëherë sapo u bë një figurë politike. Duke ja nisur me thjeshtësinë e saj dhe postimet ‘funny’ në rrjete sociale, Sara ka arritur të fitojë mbi 350 mijë ndjekës në Instagram.

Padyshim që një shikueshmëri e tillë në rrjete sociale, pritet që të vijë edhe me një sy shumë kritik nga ndjekësit. Në postimin e fundit ku shfaqet blogerja i janë vënë në dukje flokët e parregulluar. Nga ‘lumi i kritikave’, Sara e ripostoi foton në Instastory duke bërë shaka me këtë detaj që ndjekësit kanë vënë re.

Mooos nuk i kam rregulluar flokët këtu

Rikujtojmë se, Sara ka vendosur ta shfrytëzojë famën e saj edhe duke i hyrë botës së biznesit. Së fundmi, ka treguar se do bashkëpunojë me një blogere mjaft të njohur në Shqipëri dhe bëhet fjalë pikërisht për Sara Karaj e cila ka linjën e saj kozmetike.

Sara Hoxha ka zbuluar me anë të Instastory-ve disa detaje më tepër rreth këtij bashkëpunimi dhe nisme të re biznesi.