Celebrities

Mos pranoni çdo dhuratë nga partneri, mund të jetë një “grep”për t’ju përgjuar! Për më tepër na flet Shkënda Lili!

Mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, ishte e ftuar, dedektivia Shkënda Lili e cila zbuloi se çfarë metodash përgjimi ndodhin mes partnerëve kur ata dyshojnë për tradhti. Një mënyrë për të përgjuar dikë duke mos i rënë shumë në sy është përmes dhuratave të ndryshme, që mund të jenë celular, karikues, kufje, çanta, portofol, syze, paketime kozmetike, objekte zbukuruese, kollare e çdo lloj dhurate tjetër. Por sa kërkesa ka për këto të fundit sipas dedektives?

Unë vetë nuk e bëj. Është një formë e paligjshme. Por kërkesat janë të mëdha. Janë shumë njerëz që vijnë në zyrën time, femrat sidomos, që duan ta përgjojnë partnerin, kudo që ai të jetë. Duan të dinë çdo gjë. Nuk e kuptoj pse e kanë këtë. Nuk është mirë të dish gjithçka, nuk të çon asgjëkundi. Është më mirë të dish pak e të jetosh i lumtur. 

Por pse e përdorin këtë?

Ka dhe nga ata që janë në një partneritet që duan të dinë se çfarë bën pala tjetër në biznes. Ka nga ata që e përdorin për keq. Nga këta ka sa të duash. Por e theksoj unë nuk bëj asgjë me duart e mia, është e jashtëligjshme. Tani telekamerat janë shumë të thjeshta për t’u gjendur.

Vendet ku dikush mund të na përgjojë janë:

  1. Pllakat e murit të instalimeve elektrike janë paksa jashtë vendit sepse aty mund të jetë vendosur një përgjues. (çelsat e dritave, prizat, alarmet…etj)
  2. Një nga objektet apo pajisjet nuk është në vendin ku e keni lënë, por një një vend më pak të dukshëm.
  3. Ju mund të vëreni mbeturina të bardha pranë një muri. Është e arsyeshme që për të instaluar një mikrofon të vogël ose videokamer duhet të hapni një vrimë në to.
  4. Bravat në dyert tuaja janë po ashtu një vend i përshtatshëm për këto pajisje. Mund të duhet thjesht të vajisen, por kur bllokimi juaj ndodh papritmas është një tregues i fortë se mund të jeni duke u përgjuar.
  5. Dosjet ose sendet tuaja duket se janë ngacmuar ose kontrolluar, por duket se nuk mungon asgjë
  6. Kujdes nga artikujt e rinj në shtëpi ose në zyrë. Nëse vëreni diçka të re, si një orë muri, telefon, llambë apo edhe një kornizë fotografie, pyesni se nga ka ardhur.
  7. Kujdes nga shitësit ose furnizuesit që mbajnë dhurata elektronike. Një taktikë popullore është t’ju japim një orë me zile, radio, llambë tavoline ose pajisje të ngjashme.
  8. Punonjësit ose shërbyesit e ndërmarrjeve komunale shfaqen pa i thirrur askush.
  9. Televizori juaj fillon të përjetojë ndërhyrje të pazakonta, disa kanale nuk i kap, nuk ka valë, pëson defekt…etj
  10. Kur telefoni juaj është i mbyllur, ju dëgjoni një ton në linjën tuaj të telefonit.