Celebrities Gossip Showbiz

“Mos u mundoni të nxirrni gjërat jashtë kontekstit”, moderatori i njohur reagon pas deklaratës ndaj Nora Istrefit

Pas deklaratës së moderatorit të njohur Alaudin Hamiti për këngëtaren Nora Istrefi, ku tha se ajo është shumë e ngurtë në intervistat televizive që jep, portalet dhe ndjekësit nisën të komentonin. I menjëhershëm ka qenë reagimi i moderatorit, i cili ka reaguar ashpër në Instagram ndaj këtyre komenteve.

Ai është shprehur se fjalët e tij kanë dalë jashtë kontekstit, pasi nuk ka thënë se ajo nuk di të flasë. Alaudini ka treguar se Nora është mikesha e tij, prandaj ka përmendur emrin e saj në atë deklaratë që askujt tjetër mos ti ngelte hatri.

Çfarë dreqin? Nuk është e vërtetë. Të qenurit i/e ngurtë nuk do të thotë nuk di të flasë. Mos u mundoni të nxirrni gjëra jashtë kontekstit. Unë Norën e kam shoqe dhe duke ditur afërsinë me të që kemi u përgjigja sepse nuk do të ketë hatërmbetje,por jo që të shtrembërohet në këtë mënyrë!

Nora është një këngëtare shumë e dashur për publikun, megjithatë ka disa kohë që nuk sjell ndonjë projekt të ri muzikor. Para 5 muajve, këngëtarja bukuroshe solli disa versione akustike të këngëve të saj të vjetra dhe të reja hit.

Më e klikuara në këtë prurje të Norës ishte bashkëpunimi me këngëtarin e njohur, Sinan Vllasaliu “Pa fat”, që numëron afro 3 milion klikime.