Food & Drink Lifestyle

Mos u nxitoni menjëherë për të hedhur qeskat e çajit, ja se për çfarë mund t’ju hyjnë në punë!

Kopshtet janë vende tërheqëse për kafshët shtëpiake dhe kafshët e egra pasi u japin atyre shumë vende për të eksploruar. Teksa kjo është e mirë për ta, ato mund të jenë një shqetësim për kopshtarët që kalojnë shumë kohë duke u kujdesur për kopshtet, bimët dhe të korrat e tyre.

Është e vështirë t’i mbash plotësisht kafshët jashtë kopshtit, por mbrojtja e bimëve mund të jetë e lehtë. Eksperti i kopshtarisë në QVC, Richard Jackson tha se:

Mbani macet larg fidanëve dhe bimëve të reja me qese çaji. Spërkatni qeset e vjetra të çajit me trajtim të nxehtësisë së thellë. Më pas vendosini në pjesë problematike të kopshtit dhe, nëse është e nevojshme, mbulojeni me një spërkatje dheu për t’i kamufluar ato.

Qeset e çajit gjithashtu mund të lyhen me vaj menteje ose eukalipt. Eksperti shtoi:

Këto vajra me erë duhet të zgjasin të paktën dy javë, edhe nëse bie shi. Ky truk me qese çaji mund të përdoret gjithashtu për të penguar një sërë kafshësh të tjera, duke përfshirë këtu dhe dhelprat.

Shumica e njerëzve, pasi pinë kafen, e derdhin llumin e saj në lavaman, duke e konsideruar si diçka pa ndonjë funksion. Në fakt, ky mendim është i gabuar. Llumi i kafes gjen një sërë përdorimesh dhe bën “mrekulli” në shumë aspekte të përditshmërisë. Disa prej këtyre ‘mrekullive’ mund t’i zbuloni në këtë link.