Celebrities Film & Tv

Mos vallë aq e pati suksesin “Squid Game”?! Ju njohim me serialin e dytë më të famshëm në Netflix i cili pritet të bëjë namin!

“Maid” është seriali i dytë më i ndjekur në Netflix, vetëm 24 orë pas premierës së tij në platformë. Seritë, bazohen në librin autobiografik të titulluar “Maid: Hard Work, Low Pay, dhe A Mother’s Will to Survive” nga Stephanie Land. Seriali rrëfen historinë e Alex, një nënë beqare e cila përpiqet t’ja dalë mbanë duke punuar si pastruese shtëpie.

Në rol kryesor do të shihni Margaret Qualley, e cila njihet për pjesëmarrjen e saj tek “The Leftovers” dhe “Once Upon a Time in Hollywood”. Seri pas serie, zbulohen përpjekjet e Alex për të ndërtuar një jetë të re për veten dhe për të bijën, gjë që vështirësohet çdo ditë e më shumë nga prania e të ish-partnerit abuzues dhe nëna e saj që vuan nga bipolariteti.

Ndërkaq, ju rikujtojmë se një tjetër serial nga Koreja e Jugut do të krijojë shumë shpejt sukese të mëdha dhe mund të konkurrojë “Squid Game”. Është fjala për “My Name”, një tjetër serial i zhanrit dramatik që po shënon ngritje të mëdha në platformën e transmetimit Netflix. “My Name” ka qenë duke u ngjitur në listat e transmetimit kinematografik që nga publikimi i tij më 15 tetor.

Seriali i zhanrit dramë me tetë episode shtjellon historinë e një gruaje të re, të luajtur nga aktorja Han SoHee, e cila bashkohet me një rrjet droge për të marrë hak për vdekjen e babait të saj. Ajo më pas hyn në forcat e policisë si një person i angazhuar për skuadrën e anti-drogës.

Sa i përket “Squid Game”, serialit që po bën namin në të gjithë botën, së fundmi ka dalë edhe vlera e fitimit, gjeneruar që prej ditës së transmetimit. Deri në momentin që flasim, “Squid Game” ka fituar mbi 900 milionë dollarë. Kjo shifër ka dalë në media nga zyrat e ‘Netflix’, por nuk është konfirmuar nga kompania e njohur.