Celebrities Gossip Showbiz

Mos vallë në vend të Arbër Hajdarit, opinionist në “BBV3” do të jetë Krist Aliaj?

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Krist Aliaj ka qenë i ftuar në “Shqipëria Live” dhe ka treguar shumë rreht marrëdhënies së tij me ish-banorët e tjerë të “BBV2” dhe çfarë ka ndodhur me historinë e tij dhe të Keisi Medinin dhe shumë të reja.

I pyetur se mes Zhaklinës dhe Arbërit vendin e kujt do të zinte, Kristi është shprehur se të të dyve dhe ka treguar se e ndjen veten të aftë për atë pozicion dhe nëse i vjen ftesa për të qenë opinionit në “BBV3” do ta pranonte.

Për mua është shumë logjike, pasi kam eksperiencë në një BBV shumë eksplozim dhe për shkak të analizës së fort që bëj, do e gjeja veten dhe do ishte një bonus për programin…

Së fundmi Krist Aliaj dhe Ronaldo Sharka kanë darkuar me disa miq të tyre e këtë na e kanë treguar me disa postime në Instastory. Por jo vetëm kaq, një vajzë bjonde misterioze ka qenë më afër Kristit se të tjerët dhe këtë Ronaldo nuk mund të mos e ndante me ndjekësit dhe ka postuar një video duke i ngacmuar ata të dy dhe duke e vendosur Kristin në siklet ndërkohë që vajza nuk pranon të tregoj fytyrën.