Celebrities Gossip Health & Beauty Showbiz

Mos vallë po kthehet në trend?!/Fiksimi i Kylie Jenner për të ndryshuar ngjyrën e lëkurës nëpër video nuk pritet mirë nga fansat!

Së fundmi, sipërmarrësja miliardere Kylie Jenner është akuzuar nga fansat për përdorimin e “blackfishing” në video-t e saj ku dukej me një ton më të errët të lëkurës se zakonisht. “Blackfishing”, është një term që përdoret kur personazhet publikë ndryshojnë pamjen duke u dukur me ngjyrë, përmes grimit, fotoshopit apo edhe kirurgjisë plastike. Dikush komentoi se:

Është e qartë që ajo po përpiqet të duket e zezë.

Një tjetër shkroi në Twitter:

Mendova se ishte Beyonce në shikim të parë.

Rikujtojmë, se edhe këngëtarja e njohur Beyonce është kritikuar së fundmi nga fansat e saj pas një reklame që diva e muzikës pop kishte realizuar së bashku me reperin Jay Z për markën e bizhuterive Tiffany & Co. Në reklamë, toni i lëkurës së artistes ishte më i zbehtë dhe ndjekësit kanë komentuar se ajo duket si një “europiane e bardhë”.

Nuk është hera e parë që bëhen pretendime për ‘larje të bardhë’. Në vitin 2008, ylli, e cila u lind dhe u rrit në Teksas nga babai i saj afrikan dhe nëna me raca të përziera, u përball me polemika kur lëkura e saj u shfaq në nuancë më të lehtë në një reklamë për L’Oreal.

Sa i përket Kylie-t, sipërmarrësja e njohur, ka njoftuar së fundmi për koleksionin e saj më të ri të “Kylie Cosmetics”. 24-vjeçarja ishte e lyer me lëng të kuq më shumë sesa “Carrie” në filmin horror të vitit 1976. Por pavarësisht nga ngjashmëria e tmerrshme mes të dyjave, duket se koleksioni i ardhshëm i Kylie është frymëzuar nga një film klasik tjetër, “A Nightmare on Elm Street”.

Më 17 shtator, Kylie e cila vlen të theksojmë se është në një pritje të ëmbël, lançoi linjën e saj të re me rroba banje të quajtur ‘Kylie Swim’. Menjëherë blerjet nisën dhe mesa duket vlerësimet e para të klientëve për rrobat e banjës nuk ishin aspak të mira. Blerësit në TikTok shfaqën një zhgënjim të thellë pas blerjes së tyre dhe kanë vënë ne dukje cilësinë e keqe të materialit.