Lifestyle

Mosha kur ndihemi më tërheqës dhe e gjithë jeta jonë ndryshon për mirë!

Kur bëhet fjalë për tërheqjen dhe vetëbesimin, shumë do t’i lidhin këto dy tipare me njerëzit në të 20-at apo 30-at. Megjithatë, studimet tregojnë të kundërtën. Një anketë e kryer së fundmi, tregoi se njerëzit ndihen më tërheqës në të 50-at, sepse në këtë moshë u intereson gjithnjë e më pak se çfarë mendojnë të tjerët për ta. Pikërisht, ata ndihen më tërheqës në moshën 53-vjeçare dhe kjo reflektohet në jetën e tyre seksuale.

Sipas rezultateve të studimit, katër nga dhjetë persona rreth të pesëdhjetave thanë se tani ndihen më tërheqës dhe më mirë me veten e tyre. Përveç kësaj, pothuajse një e pesta e tyre mendojnë se flirtimi dhe daljet janë shumë më argëtuese në këtë periudhë. Gjithashtu, 53% e njerëzve mbi 50 vjeç thanë se avantazhi është se ata tani e dinë më mirë se çfarë duan në një marrëdhënie, se sa kur ishin më të rinj. Ata nuk kanë frikë as nga refuzimi, ndaj e kanë më të lehtë të vendosin të afrohen me një person që pëlqejnë, të paktën kështu thanë 40% e tyre.

Të bësh dashuri, thonë ata, nuk është më e mërzitshme në vitet pesëdhjetë, përkundrazi. Në kulturën e sotme të fiksuar pas të qenit i ri përgjithmonë, plakja shpesh shihet si diçka për t’u frikësuar. Por një studim i ri thotë se të paktën një gjë përmirësohet me moshën dhe kjo është vetëbesimi.

Në moshën 60 vjeç arrihet kulmi i vetëbesimit, sipas një artikulli të botuar së fundmi në revistën ‘Psychological Bulletin’ dhe ato ndjenja pozitive mund të qëndrojnë në kulmin e tyre për një dekadë të tërë. Vetëbesimi fillon të krijohet dhe rritet nga mosha 4-11 vjeç. Një nga arsyet është se fëmijët nisin të ndihen gjithnjë e më shumë të pavarur gjatë këtyre viteve. Fillojnë t’i bëjnë gjërat vetë, janë më kureshtarë dhe kjo ndikon në rritjen e sigurisë tek vetja.