Bota

Moska i tregon Uashingtonit “vijën e kuqe” lidhur me Ukrainën!

Moska zyrtare bën paralajmërimin e radhës për Shtetet e Bashkuara në lidhje me rolin amerikan në luftën në Ukrainë, por që për rusët është “operacion special ushtarak për të çmilitarizuar” vendin fqinj. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kalojnë  “vijën e kuqe” nëse i ofrojnë Ukrainës raketa me rreze më të gjatë, duke u bërë kështu palë në konflikt.

Nëse Uashingtoni merr një vendim për dërgimin e raketave me rreze të gjatë në Kiev, ai do të kalojë “vijën e kuqe”. Në një rast të tillë, ne do të detyrohemi të reagojmë në përputhje me rrethanat.

Moska ka vendosur forcat e saj bërthamore në gatishmëri të lartë dhe në mënyrë të përsëritur flet në lidhje me zgjerimin e konfliktit aktual në një Luftë të Tretë Botërore. Ndërkohë, Ukraina ka bërë thirrje për raketa me rreze veprimi prej 300 kilometrash, duke vënë në dukje se mund t’i përdorë ato për të goditur një urë të ndërtuar së fundmi e që lidh Gadishullin e Krimesë në Rusi mbi ngushticën e Kerçit.

Dërgimi i armëve të rënda në Ukrainë po e zvarrit konfliktin dhe po shkakton viktima civile. Në veçanti, po çon në vijën e një përplasjeje të drejtpërdrejtë ushtarake midis Rusisë dhe vendeve anëtare të NATO-s.

Mbrëmë në orët e vona, Shtëpia e Bardhë bëri të ditur ndihmë shtesë ushtarake për Ukrainën në vlerë 600 milion dollarë, si mbështetje ndaj kundërofensivës së Kievit. Në një dokument thuhet se presidenti Biden e ka përdorur autoritetin e tij për të autorizuar transferimin e armëve nga stoqet amerikane. Në ndihmë përfshihen pajisje e trajnime.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, akuzon Rusinë se po lë pas, “gjurmë të vdekjes”. Deklaratën e bëri pas identifikimit të një varreze masive në qytetin e rikthyer të Izjumit. Ditë më parë, ushtria ukrainase nisi një kundërofensivë në rajonin verilindor të Kharkivit, duke çliruar një mori vendbanimesh.