Vrasja e presidentit Volodymyr Zelensky, i cili shihet si imazhi kryesor i qëndresës së luftës me Rusin është folur shpesh.
Sipas autoriteteve ukrainase, plani fillestar i Moskës përfshinte pushtimin e shpejtë të Kievit, “prerjen” e kokës së qeverisë ukrainase dhe zëvendësimin e saj nga një ekzekutiv kukull.
Së fundmi Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov, ka treguar detaje të paditura më parë, lidhur me planin e Moskës për të ekzekutuar Zelenksyn.
Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov, kishte në plan për të vrarë presidentin ukrainas më 3 shkurt gjatë një takimi me presidentin rus Vladimir Putin, tha Danilov për radion ukrainase.
Kadyrov ishte i përkushtuar që njësia e tij çeçene të përfundonte misionin.
Danilov gjithashtu theksoi se ai nuk e di se ku ndodhet lideri çeçen për momentin. “Mund të them vetëm me siguri se ai nuk ka qenë kurrë këtu”.