Aktualitet

Mosmbajtja e maskës, 522 gjoba për të “pabindurit”

Ndërkaq 522 masa administrative u vendosën në të gjithë vendin me vlerën 3 mijë lekë të reja për mosmbajtje të maskës. Gjatë orarit të pasdites dhe mbrëmjes janë shumica e rasteve ku qytetarët kishin dalë pa maskat mbrojtëse.

Policia e Shtetit deklaron se po monitoron në vazhdimësi zbatimin e aktit normativ për kufizimin e koronavirusit. Në datë 15 hyri në fuqi ligji për mbajtjen e detyruar të maskave, si në ambiente të hapura, por edhe në ambiente të mbyllura.

Sipas vendimit të qeverisë, personat të cilët nuk mbanin maskën do të gjobiteshin dhe gjoba do ti shtohej si detyrim faturës së energjisë elektrike. Kjo masë u mor si një formë parandaluese, për të shmangur rritjen e numrit të personave të infektuar.