Aktualitet

Mot me diell dhe i ngrohtë, parashikimi për këtë të diel!

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, si rezultat i masave ajrore të thata, me origjinë veriperëndimore. Moti do të jetë me alternime vranësirash e kthjellime.

Era do të fryjë me drejtim jug-juglindje-veriperëndim dhe shpejtësi 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare deri në 12m/sek. Valëzimi në dete është i forcës nga 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
7/20
Re diell

Kukës
10/20
Re diell

Lezhë
5/20
Re diell

Dibër
5/21
Re diell

Durrës
9/19
Re diell

Tiranë
8/21
Re diell

Elbasan
7/21
Re diell

Berat
4/21
Re diell

Vlorë
7/19
Re diell

Korçë
4/18
Re diell

Gjirokastër
2/21
Re diell

Sarandë
7/18
Re diell