Aktualitet

Moti i keq/ Bllokohet aksi Elbasan-Librazhd.

Moti i keq që ka përfshirë vendin ditën e sotme ka shkaktuar probleme në Elbasan. Aktualisht i bllokuar në të dyja anët është aksi rrugor Elbasan-Librazhd.

Njoftohet se ky aks është bllokuar nga inertet dhe uji që rrjedh nga mali. Ndërkohë, autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve që të tregojnë kujdes gjatë drejtimit të mjeteve, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor

Në aksin Elbasan-Librazhd po punohet për zhbllokimin e rrugës ndërsa policia Rrugore njofton se ka shtuar prezencën e saj në të gjitha akset rrugore, me qëllim orientimin e trafikut dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore.

Policia ka këshilluar drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit.

“Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, të cilat kanë përfshirë qarkun e Elbasanit, apelojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes gjatë drejtimit të mjeteve, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Aktualisht aksi rrugor Elbasan-Librazhd është bllokuar në të dy anët e rrugës nga inertet dhe uji që rrjedh nga mali. Në këtë aks ndodhet shërbimet e policisë si dhe firma kotraktore të cilët po punojnë për zhbllokimin e rrugës. Policia Rrugore, ka shtuar prezencën e saj në të gjitha akset rrugore, me qëllim orientimin e trafikut dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore”, sipas policisë.