Aktualitet

Moti i keq, mbi 1.400 ha të përmbytura në Shkodër/16 familje të evakuuara!

Sa i përket gjendjes më të fundit lidhur me përmbytjet, Bashkia Shkodër informon se sipërfaqja totale e përmbytur përfshin 1 mijë e 435 hektarë. Në Njësinë Administrative Guri i Zi, vërehet gërryerje e tokave bujqësore në bregun e lumit Drin, në vendin e quajtur Mali i Vukatanit. Ndërkohë, janë 16 familje të evakuara me 70 persona në njësitë Gur i Zi e Bërdicë, si dhe në lagjen nr.1 të qytetit të Shkodrës. Po ashtu, raportohet për një shtëpi me prani uji, në lagjen Ajasëm.

Njoftimi i plotë:

Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 23.11.2022, ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

⦁ Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 7.90m, (kuota e matur sipas ores 07.00).(Kuota max 8.70 m).

⦁ Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 5.65 m, ((kuota e matur sipas ores 07.00). (Kuota max 7.50 m).

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1435 Ha

Nj.A. Ana e Malit

1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 850 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

2. Rruga e Obotit ka presence uji 60 cm, eshte e kalueshme vetem me mjetet e ushtrise.

3. Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.
Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 135 Ha. kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 150 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Verehet nje gerreyrje e tokave bujqesore ne bregun e lumit Drin ne vendin e quajtur Mali i Vukatanit, ne nje gjatesi prej 800 ml.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretisht në fshtrat Trush.

Familje të evakuara aktualisht:

Janë 16 familje, të evakuara, gjithsej 70 person, kryesisht nga Njësitë Administrative :

Nj. Administrative Guri i Zi, 13 familje, 57 persona, jane te evakuara 30 krerë gjë e gjallë,të imta.

Nj. Administrative Bërdicë, 2 familje (8 persona)

Lagja nr. 1, 1 familje ( 5 persona)

43 persona jane te akomoduar ne konvikte.

1 shtepi me presence uji (lagjia Ajasem).

Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.