Aktualitet

Moti i keq, probleme edhe në Kukës e Korçë/Dëborë në Qafë Thore, rruga u pastrua!

Ndërsa edhe sot është ditë me shi në vend e vijojnë problematikat sidomos në qarqet Shkodër e Lezhë, vështirësi paraqiten edhe në Kukës, ku rrugët kryesore janë lehtësisht të qarkullueshme edhe pse pati rënie intertesh e gurësh. Problematik mbetet rezervuari i fshatit Zherkë në Bytyq të Bashkisë Tropojë. Furnizimi me energji elektrike është normal përveç njësive Grykë-Çajë, Kalis e Arrën, Bashkia Kukës.

Në Qafë Thore pati reshje dëbore, por rruga u pastrua. Sipas ARRSH-së, qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale. Me mjete e punëtorë, kontraktorët janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet. Apelohet të tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën e udhëzimet e Policisë Rrugore!

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në Rajonin Verior shoqëruar me një rënie të temperaturës në vend

Në Qafë Thore ka pasur reshje dëbore, rruga është pastruar

Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale

Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore!

Situata nga moti i keq ka prekur edhe qarkun e Korçës ku pa energji elektrike mbetën disa fshatra të Kolonjës, Pogradecit, njësisë administrative Lekas në Korçë, si edhe të Devollit e Maliqit. Si pasojë e stuhive, gjatë këtyre ditëve ka pasur probleme të shumta për shkak të rrjetit të amortizuar në zonat e thella malore. Stuhia rrëzoi degët e pemëve mbi tela.

Sa i përket parashikimit të motit, edhe sot në vendin tonë do të dominojnë kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira e reshje shiu, kryesisht në veri e në jug të territorit. Ndërkohë, temperaturat luhaten në vlerat ditore nga 4 deri në 17 gradë celcius.