Aktualitet

Moti i Keq/Rinis qarkullimi në Rrugën e Arbrit!

Ka rifilluar kalimi i makinave në Rrugën e Arbrit, ndonëse dëbora e ngrica është ende e shpërndarë në rrugë.  Automjetet kanë rifilluar lëvizjen në “Qafën e Murrizës”, ndërsa disa mjete të tjera, në pamundësi për të lëvizur, qëndrojnë të ndaluara në anë të rrugës.

Kujtojmë se më herët, Policia e Shtetit tha se rruga ishte e bllokuar përkohësisht dhe borëpastruset po punonin për të rifilluar përsëri qarkullimin.

“Qafa e Murrizës” është bypass-i që kalon në “Rrugën e Arbrit”. Kjo rrugë, u inaugurua nga kryeministri Edi Rama më datë 29 nëntor, ndërsa vepra e plotë, pritet të përfundojë gjatë muajve të pranverës.