Aktualitet Rajoni

Moti i ngrohtë, mbi 32 mijë kosovarë kaluan fundjavën në Shqipëri

Pandemia nuk i ka ndalur qytetarët nga Kosova për të vizituar Shqipërinë këtë fillim maji. Vetëm gjatë kësaj fundjave e cila është shoqëruar me temperatura të larta janë rreth 32 mijë e 163 turistë nga Kosova që kanë hyrë në vendin tonë nga dogana e Morinës.

Sipas të dhënave paraprake, pritshmëria është që edhe këtë sezon turistik, Shqipëria do të presë mijëra turistë nga Kosova.

Me vijimin e vaksinimit masiv që është shoqëruar me ulje të rasteve ditore, mundësitë janë që të ketë më shumë pushues se vitin e kaluar.

Të dy vendet, si Kosova edhe Shqipëria po përjetojnë ulje të rasteve të Sars-Cov2 falë edhe procesit të vaksinimit masiv anti-COVID, duke sjellë frymëmarrje për shtetasit shqiptarë në të dy anët e kufirit, dhe sigurisht duke rritur dëshirën për t’iu rikthyer normalitetit.