Celebrities Gossip Showbiz

Motra e saj feston ditëlindjen dhe urimi i Klea Hutës për të është më shumë se i veçantë!

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm. Megjithatë, bukuroshja nuk ngurron që nëpërmjet tyre të urojë në ditët më speciale dhe njerëzit e saj më të dashur. .

Ashtu si ka bërë dhe pak më parë ku me anë të një Instastory i ka dedikuar motrës së saj Ledia fjalët më të ëmbla me rastin e ditëlindjes, duke na treguar kështu edhe marrëdhënien e shkëlqyer mes tyre.

Urimet sot shkojnë të gjitha për ty. Për ty që bën për këdo. Për ty që nuk përton dhe kur nuk ke fuqi. Për ty që do t’i shohësh të gjithë mirë. Për ty që fjala “dashuri pa kushte” merr kuptim. Për ty që e mban Krid më mirë se unë. Për motrën më të mirë që mund të ëndërroja, drejtoreshën, menaxheren më të mirë që mund të kisha. Krahu im i djathtë, princesha ime e vogël, e madhe që m’u rrite. Të gëzoftë shpirti gjithmonë jeta motrës. Të dua sa jetën time. Edhe 100!

E ftuar para pak ditësh në ‘Wake Up’, Klea nuk mund t’i shpëtonte pyetjes se si është marrëdhënia e saj me Bora Zemanin, pasi dy partnerët e tyre, Donaldi dhe Elgiti dihet prej kohësh se janë miq të ngushtë. Klea në fakt na tregoi se njohja e saj me Borën ka nisur shumë kohë më parë.