Celebrities Gossip Showbiz

“Motra ime është shumë e mirë për të kështu që…”/Bella Hadid ‘thyen heshtjen’ në lidhje me situatën e Gigit dhe Leonardo DiCaprio!

Gigi dhe Bella Hadid janë ndër motrat më të sukseesshme dhe që kanë më shumë tërheqje në botën e modelingut, por që kur u bë e ditur se Gigi ishte ndarë nga Zayn Malik dhe se Leonardo DiCaprio kishte lënë të dashurën e tij, sapo kishte mbushur 26 vjeç, ka pasur shumë thashetheme për romancë që kanë lindur rreth modeles dhe aktorit.

Tani Bella ka kërkuar të japë mendimin e saj për çiftin e ri të supozuar. Kjo nuk është hera e parë që Bella del në mbrojtje të motrës së saj, pasi një gjë të tillë e kishte bërë tashmë kur u zbuluan problemet e Gigi-t me Malikun. Burime pranë rrethit të miqve të DiCaprios pohuan se aktori ishte shumë i dashuruar me Gigi Hadid dhe se ai kishte ndarë, në më shumë se një rast, dëshirën e tij për t’u bërë baba me të.

Kjo duket se nuk i ka pëlqyer aspak Bellës, pasi mendimin e modeles e ka ndarë një prej miqve të saj të ngushtë. Sipas revistës amerikane “The Mirror” dhe Heat, Bella Hadid mendon se motra e saj Gigi është “shumë e mirë për të dalë me Leo-n”. Burimi më tej ka shpjeguar se Bella nuk do ta pranonte këtë lidhje.

Bella është shumë e turpëruar nga kjo. Ajo është e shqetësuar se Gigi do të përfundojë e lënduar dhe e turpëruar.

Ndërkohë në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe ish-partneri i Gigi-t, Zayn Malik. Një burim i brendshëm tha për Hollywwod Life se:

Zayn ka ende shpresa për t’u ribashkuar me Gigin. Ata kanë marrëdhënie të mira tani për hir të vajzës së tyre, por ai e ka bërë të qartë se do të donte një mundësi tjetër me të.