Showbiz

Motrat Kardashian bëhen pjesë e nismës në ndihmë të armenëve etnikë

Motrat Kardashian, Kim, Kourtney e Khloe me origjinë armene nga babai i tyre kanë nisur mbledhjen e ndihmave në mbështetje të armenëve etnikë që përbëjnë shumicën në Nagorno-Karabakh.

Rajoni që ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit prej mbi dy javësh është përfshirë nga luftime të ashpra. Ndihmat konsistojnë në ushqime, pajisje mjekësore e veshmbathje.

Kim Kardashian njoftoi në rrjetet sociale se do t’i dhurojë 1 milion dollarë Organizatës Joqeveritare “Fondi Armen”. Me këtë angazhim Kim shpreson të ndryshojë reputacionin në Armeni, vend ku popullariteti i saj nuk është në maja.

Për armenët, figura më e dashur mbetet këngëtari Charles Aznavour, i cili lindi në Paris në vitin 1924 nga dy prindër emigrantë armenë. Aznavour u nda nga jeta dy vite më parë, në moshën 94-vjeçare.