Gossip Showbiz

Motrat Pojani bëjnë c!cat dhe e thonë troç

Treshja fantastike Pojani, e përbërë nga Megi, Ina dhe Marsi, e menaxhojnë gjithmonë situatën për të qenë në qendër të vëmendjes. Ndonjëherë prej video-ve për të qeshur që ato postojnë, herë të tjera prej situatave pikante dhe realitetit që ato jetojnë por dhe prej fizikut shumë tërheqës që kanë.

Motrat Pojani kanë treguar se nuk kanë komplekse dhe se e duan veten ashtu siç janë, por mesa duket diçka paska shkuar pak keq sepse së fundmi ato kanë bërë një ndërhyrje në gjoks për ta zmadhuar atë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Megi, e cila me anë të një postimi në Instagram ka shkruar se jeta e saj ishte shumë e thjeshtë kur kishin gjoks të vogël, por pasi ka provuar ndjesinë e re ka pësuar një formë konfuzioni.

Jeta ishte shumë e thjeshtë kur të treja ishim me cica të vogla. Por tani që e di ndjesinë, nuk e di më çfarë dua në jetë. Kush do të pijë martini kur mund të kesh a whole fucking bottle…

Diçka e tillë në fakt nuk na befasoi shumë pasi Megi deri diku e ka shprehur dëshirën e saj për një ndërhyrje të tillë, por gjithsesi fakti i të publikuarit në rrjetin tënd social si një lajm nuk shihet shumë normale.

Tani nuk e dimë a e kanë thënë sepse nuk kanë turp e komplekse apo sepse e kanë bërë gjoksin me reklamë, këtë nuk e dimë. Por po jua lëmë juve ta gjykoni!