Sport

Mourinho nuk humb kohë, merr drejtimin e Romës!

Jose Mourinho emërohet trajner i ekipit të Romës duke nisur nga sezoni i ri 2021-2022. Portugezi do të zëvendësojë Paulo Fonsecan, shkarkimi i të cilit u njoftua pak orë më parë nga ekipi italian.

Mourinho u shkarkua si trajner i Tottenham më 19 prill dhe ai pati deklaruar se do të merrte pak kohë për t’u rikthyer pas këtij largimi.

Portugezi ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me Romën, e cila aktualisht renditet në vend të 7-të në Serie A.