Sport

Moussa Marega feston golin duke bërë simbolin e shqiponjës me duar! Çfarë e lidh ish-sulmuesin e Portos me Shqipërinë?!

Ish-sulmuesi i njohur i Portos, Moussa Marega ka festuar golin e tij të fundit duke bërë shqiponjën me duar, teksa ka zbuluar se gjesti erdhi si dedikim për një mik të tijin shqiptar që ka ndërruar jetë tashmë. Al-Hilal ka fituar me rezultat 2-1 ndeshjen e tyre me skuadrën Al-Taawon në kuadër të javës së dytë në Superligën e Arabisë Saudite.

Goli i dytë dhe i fitores për Al-Hilal u shënua nga ish-sulmuesi i njohur i Portos, Moussa Marega. E veçanta e gjithë këtij lajmi dhe goli ishte gjesti me duar me shqiponjën dy krenare të bërë nga sulmuesi afrikan. Megjithatë, Marega ka reaguar shpejt me anë të rrjeteve sociale dhe ka zbuluar arsyen e kësaj.

Marega ka shkruar në profilin e tij privat në Twitter se gjesti me shqiponjë i dedikohet një mikut të tij shqiptar me emrin Ari. Ari tashmë nuk jeton më dhe Marega është kujdesur ta kujtojë mikun e tij, duke shkruar:

Goli i parë dhe një fitore e madhe. Këtë ta dedikoj ty, Ari. U prehsh në paqe!