Celebrities Gossip Showbiz

Mposht Oprah Winfrey, Dj Diplo thyen rekordin e moderatores së njohur!

DJ i famshëm botëror Diplo më në fund përmbushi premtimin e tij për të përfunduar një maratonë dhe theu rekordin e vendosur nga Oprah Winfrey në 1994. DJ amerikan mori pjesë në Maratonën e Los Anxhelosit dhe e përfundoi për tre orë e 55 minuta, duke u renditur i 2009-ti mes më shumë se 15,000 vrapuesve.

Ai shpjegoi se vendosi të merrte pjesë kur i tha një shoku se mund të vraponte një gjysmë maratonë pa stërvitje. DJ 44-vjeçar e realizoi këtë arritje me lehtësi dhe këtë vit. Ai vendosi një synim për të mposhtur kohën e Oprah Winfrey prej katër orë e 29 minutash në Maratonën e Trupave Detare të vitit 1994. “E gjithë ajo që ka rëndësi është që unë mund të fitoj. Unë mund ta mposht Oprah Winfrey-n”, shkruan Diplo në një postim në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by diplo (@diplo)

Rikujtojmë, se disa herë moderatorja e famshme, Oprah Winfrey, e ka vënë theksin tek mbipesha e saj por mesa duket ka gjetur zgjidhje. Ajo ka arritur të humbasë plot 20 kilogramë. Prezantuesja e njohur ndër vite ka provuar dieta të ndryshme, por edhe pas rënies në peshë, kilogramët riktheheshin sërish. Megjithatë, ajo arriti të zgjidhë problemin e mbipeshës duke ndryshuar dietën e saj.