Botë e Çuditshme Health & Beauty Lifestyle

Mrekulli, vijnë në jetë binjakët nga embrionet e ngrira prej 30 vjetësh!

Rachel Ridgeway është nënë e katër fëmijëve nga Oregon, e cila ka lindur binjakët e saj më 31 tetor. Sipas Qendrës Kombëtare të Dhurimit të Embrioneve, ajo dhe bashkëshorti i saj vendosin rekordin e ri për embrionet më të gjatë të ngrirë ndonjëherë që kanë rezultuar në një lindje të suksesshme të gjallë.

“Vendimi për të adoptuar këto embrione duhet të qetësojë pacientët që pyesin nëse dikush do të ishte i gatshëm të adoptonte embrionet që ata krijuan 5, 10, 20 vjet më parë”, tha Dr.John David Gordon, i cili kreu transferimin e embrionit. “Kjo përgjigje është një po e fuqishme!”-vijoi ai.

Embrionet binjake ishin krijuar për një çift anonim të martuar duke përdorur IVF. Burri ishte rreth të 50-tave dhe thuhet se mbështetej te një dhuruese vezësh 34-vjeçare. Ata u mbajtën në një laborator të fertilitetit në bregun perëndimor të SHBA-së deri në vitin 2007, kur çifti i dhuroi ato në NEDC në Knoxville, Tennessee që një çift tjetër t’i përdorte në vend të tyre. Embrionet u ruajtën në rreth -128C (-200F) në azot të lëngshëm më 22 prill 1992.