Rajoni

Muaji i Ramazanit, Myftiu i Kosovës apelon të respektohen masat anti-COVID

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava uroi besimtarët myslimanë në Kosovë për Muajin e shenjtë të Ramazanit, që nis nesër.

Muaji i Ramazanit, është muaj i paqes, mëshirës dhe bamirësisë. Gjatë Muajit të Ramazanit, të bëjmë më të mirën e mundshme me ibadete, lutje, namaz, sadaka e solidaritet, me bindje e përkushtim që të arrijmë kënaqësinë e Krijuesit.

Por kleriku iu bëri thirrje besimtarëve që edhe gjatë Muajit të Ramazanit të respektojnë masat kundër pandemisë.
Eshtë detyrimi ynë të ruajmë veten, familjen dhe shoqërinë nga infektimi.

Ju ftoj të respektoni masat kundër COVID-19/ës. Me shpresë te i madhi Zot, që shumë shpejt edhe ne të kemi vaksinimin e popullatës e kështu ta tejkalojmë këtë sfidë të kohës, me të cilën po përballemi prej më shumë se një viti.

Besimtarët e fesë islame në mbarë botën nisin agjërimin 30-ditor, më 13 prill.

Në Kosovë, janë në fuqi disa masa kufizuese me qëllim frenimin e përhapjes së mëtejshme të pandemisë, ku përfshihet edhe ndalimi i qarkullimit të qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Xhamitë në mbarë vendin janë të hapura, por në fuqi mbeten rregullat e mbajtjes së maskës, distancës e higjienës personale.