Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Muma shokon me deklaratën e tij, artisti zbulon arsyen pse nuk jep intervista!

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Pardon My French” ishte artisti shumë i dashur për publikun shqiptar Muma. Nën moderimin e Jonidës dhe Kevit ai zbuloi gjithçka, nga detajet mbi projektin e ri muzikor me Elinel, deri te arsyeja pse nuk i pëlqen të japë intervista.

Ai gjithashtu tregoi për këngën e lançuar së fundmi me Elinel të titulluar “Për tradhëtinë”. Muma zbuloi se Elinel është një nga rreperët e preferuar të tij dhe është një person që përveç anës muzikore edhe në jetën personalë është për t’u vlerësuar.

Ka qenë një këngë që ka lindur edhe në sajë të respektit që kemi me njëri-tjetrin. Kemi punuar, ka provuar pjesën e vetë dhe ka dalë shumë bukur.

Më tej, Muma tregoi mbi arsyen pse nuk i pëlqen të dalë nëpër intervista, e për më tepër në intervista televizive.

Emisionet televizive më kanë krijuar antipati, janë konsum imazhi. Dikush bën një libër dhe ftohet në emision. Nuk ka ngelur askush pa dalë në televizion… Një artist pa media është zero. Unë jam person që jam pak detajist dhe kur shikoj gjëra të tilla s’më pëlqejnë… Më duket sikur nuk e respektoj aq sa duhet veten prandaj iu shmangem televizioneve…

Kujtojmë, se në një intervistë ekskluzive për Top Albania Radio, Muma zbulon gjithçka për këngën “Pa Ty”. Nga ndryshimet që sheh mes këngës origjinale dhe bashkëpunimit me Dafina Zeqirin, deri te nga është frymëzuar për këngën dhe a është ky projekt një dedikim, Muma i tha të gjitha…