Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

“Mund të mos jem gruaja më e mirë në botë…”/Wanda Nara vjen me dedikimin romantik për Mauro Icardi!

Pas ngjarjeve të shumta në lidhje me marrëdhënien e saj me Mauro Icardin, tradhti, skandale, thashetheme, Wanda Nara së fundmi ka tërhequr vëmendjen me fotot e publikuara në Instagram. Bukuroshja ka publikuar disa imazhe ku shfaqet me partnerin e saj dhe madje i ka bërë edhe një dedikim tepër emocionues:

Unë dua që jeta të të kthejë vetëm pak nga dashuria, kujdesi dhe gjithçka që më jep. Mund të mos jem gruaja më e mirë në botë, por ajo për të cilën mund të jesh i sigurt është se unë jam ajo që vdes nga lumturia për çdo arritje tënden ose vdes nga trishtimi kur gjërat nuk shkojnë mirë. Janë skena, janë vija, është jeta… por në kohët e këqija që kam qëndruar, kemi shijuar të mirat dhe shpresojmë që jeta të vazhdojë të na japë lloj-lloj momentesh që na bëjnë të rritemi së bashku. Të dua.

Komentet kanë qenë të shumta në këto foto, ku nuk kanë munguar as komplimentet për modelen argjentinase. Kujtojmë se Wanda është edhe nëna e 5 fëmijëve, dy prej të cilëve i ka me futbollistin Mauro Icardi. Vetëm pak ditë më parë Icardi festoi titullin kampion me Paris Saint Germain.

Së fundmi thuhet se Icardi ka nënshkruar një kontratë me bashkëshorten e tij, Nara për të shpëtuar martesën e tyre. Kjo do të thotë se ai duhet t’i japë asaj të gjitha pasuritë e tij deri në vitin 2050. Icardi dhe Wanda janë përfshirë në një bujë ngjarjesh javët e fundit.

Pas skandalit të China Suarez dhe lajmit për denoncimin për pastrim parash, telashet e reja u shtuan në familjen Icardi. Sipas asaj që raportojnë mediat argjentinase, bashkëshortja e sulmuesit të PSG-së ka marrë një ankesë të re, këtë herë nga një ish-punonjëse.