Music Selected By

Muzika më e mirë në “Selected By” me Danko Dj!

E diela i përket argëtimit dhe relaksit, e të gjitha këto bashkohen në programin më të dashur muzikor në Top Albania Radio, “Selected By“.
Aty ku gjendet muzika më e mirë e cila përzgjidhet me shumë kujdes nga Dj më të talentuar të Tar dhe jo vetëm.

Këtë javë do t’ju bekohet mbrëmja me projektet muzikore të mirëpërzgjedhura nga Danko Dj, i cili do të sjellë një miksim rrymash muzikore, duke nisur me R&B, House i viteve ’90, Oriental Deep dhe sigurisht nuk mund të mungojnë hitet bashkëkohore dhe shumë të preferuara nga ju.

Relaksohuni dhe ndizni radion për të kaluar mbrëmjen më të këndshme nën shoqërinë e “Selected By”. Nga ora 21:00 deri në oren 23:00!

Një maratonë dy orëshe që do t’ju falë vetëm energji pozitive!