Celebrities Music Showbiz

Muzikali i Britney Spears, “Once Upon a One More Time” së shpejti në Broadway!

Një muzikal i ri me këngët e Britney Spears do të shfaqet në Broadway në vitin 2023. “Once Upon a One More Time” është një prodhim origjinal që përfshin këngë të ndryshme të këngëtares si “Circus”, “Lucky”, “Oops… I Did It Again”, “Toxic” dhe shumë të tjera.

Shfaqja është planifikuar të nisë më 13 maj, përpara se të hapet zyrtarisht të enjten, më 22 qershor në Teatrin Marquis të Broadway në Manhattan. Me regji dhe koreografi nga Keone dhe Mari Madrid dhe shkruar nga Jon Hartmere, “Once Upon a One More Time” është një përrallë që tregon një histori origjinale për Hirushen, Sirenën e Vogël, Borëbardhën dhe personazhe të tjerë që janë të gjithë anëtarë të njëjtit klub librash.

Gjatë një prej takimeve 2-javore, një kumbarë zanë plotëson dëshirën e tyre për një histori të re. Ajo u jep një kopje të “The Feminine Mystique”, e cila vjen me zbulime të papritura për mbretërit imagjinar. Kur shfaqja u lajmërua për herë të parë në vitin 2019, Britney në një deklaratë u shpreh:

Jam shumë e emocionuar që do bëhet një muzikal me këngët e mia. Veçanërisht një që zhvillohet në një botë kaq magjike. Në një botë të mbushur me personazhe me të cilët jam rritur, të cilët i dua dhe i adhuroj. Kjo është një ëndërr e realizuar për mua!