Celebrities Fashion Music

Muzikanti i grupit “The Charlatans” na prezanton me disa nga veshjet më të mira të tij që i kanë rezistuar kohës!

Tim Burgess është muzikant, kompozitor dhe këngëtari kryesor i grupit rock n’roll “The Charlatans”. Si anëtari i “The Charlatans”, ai ka drejtuar një grup i cili u bë i njohur nga hiti i suksesshëm i viteve 1990 “The Only One I Know”. Me një ndjeshmëri të pastër pop, por pa e ditur cinizmin, Burgess është i dashuruar me tingullin e Laurel Canyon.

Grupi numëron 13 albume më të shitura të asaj kohe, ndërsa Burgess ka lançuar pesë albume solo, së fundmi albumin “I Love The New Sky” të vitit 2020. Gjatë karrierës së tij, ai ka punuar me anëtarë të ndryshëm të grupeve si “Primal Scream”, “My Bloody Valentine”, “The Horrors” dhe “Ladyhawke”.

Gjithashtu, ai zëvendësoi prezantuesen e “BBC Radio 6 Music” Lauren Laverne, në muajin shkurt të vitit 2013 kur ajo dhe anëtarët e tjerë të “Unionit Kombëtar të Gazetarëve” (NUJ) u angazhuan në grevë kundër BBC. Në vitin 2019, Tim ka luajtur për herë të parë në filmin e shkurtër “The Bookshop” si protagonist, në rolin e tij si Leonardi.
Në Mars të vitit 2020, kur si pasojë e COVID-19 u anuluan shumica e koncerteve të muzikës live, Burgess krijoi “Tim’s Twitter Listing Party”, ku ai do të postonte në rrjetin social Twitter, ndërsa dëgjonte një album me një ose më shumë të ftuar, i cili do të siguronte njohuri dhe anekdota për këngët, regjistrimin e albumit ose artikuj të tjerë që kanë lidhje me muzikën. Suksesi i këtij projekti ka frymëzuar mbi 100 artistë, grupe dhe fansa, të cilët flasin mbi albumet e tyre të preferuar.

Artisti 54-vjeçar, në vitin 1990 ka lançuar një prej albumeve të tij më të suksesshme “Some Friendly”. Gjatë gjithë karrierës së tij, ai ka luajtur në mënyrë të qëndrueshme me imazhin e tij. Dashuria e Burgess për të eksperimentuar me veshjet filloi gjatë fëmijërisë së tij në Northwich, Cheshire.

Unë isha shumë i ri, isha vetëm 10-vjeç kur dëgjova këngën “Automatic Lover” nga “The Vibrators” në “Top Of The Pops”. Doja të isha i veshur ashtu si tek klipi i kësaj kënge. Ishte një kohë e mrekullueshme për muzikën dhe modën.

Burgess kishte një ‘asistente’ gjatë atyre përpjekjeve të para në stil.

Unë isha i përkushtuar, kështu që nëna ime mori pantallonat e mia dhe i’u vendosi zinxhirë kudo.

Tregu i Manchester-it “Afflecks Palace” i kishte të gjitha ato produkte dhe aksesorë që i duheshin Burgess për veshjet e tij. Ato nuk ishin origjinale, por këngëtari pëlqente t’i vishte. Ndërsa grupi i tij u bashkua, veshjet e tij populluan gjithë qytetin, nga një variant i rastësisë, tek një punëtor i fabrikës me një dhëmb diamanti.

Këngëtari u shpreh se:

Unë mendoj se njerëzit në Manchester e përsosën pamjen e tyre duke u veshur me këtë stil.

1.Stili i viteve 1960-66′

Ne dukeshim të veshur si grupi muzikor “The Byrds”, Los Angeles të vitit 1966. Më pëlqen shumë kjo fotografi. Në fakt nuk e kam parë kurrë më parë. Unë mendoj se ne dukemi vërtet mirë si një grup. Unë e di se çfarë po mendoja dhe pse doja të dukesha kështu. Ekziston një film nga grupi “The Monkees” i quajtur “Head” dhe në skenën e hapjes është aktori amerikan Mickey Dolenz duke kërcyer në Gjirin e San Franciskos dhe kjo pamje ishte marrë prej tij. Mendoj se ishte hera e dytë apo e tretë që ishim në Los Angeles. Unë kisha veshur një bluzë si bluza e famshme e Fred Perry, me një xhaketë kadifeje sipër. Unë do të sugjeroja që të dukeshim si Los Angeles-i klasik i vitit 1966, veçanërisht flokët si të Jon Baker dhe si të futbollistit John Brookes.

2. Xhaketa “Britpop”

Kjo është një xhaketë e madhe e stilit “Spiewak”. Sigurisht që ishte veshja e kohës. Për shfaqjen aktuale, kisha veshur diçka që shikoja në vitet 1970-të, një lloj këmishë kadifeje. Natyrisht, “Oasis” ishin një grup i madh atëherë dhe ata na kishin kërkuar të luanim. Por kishte dhe grupe të tjera që ishin atje gjatë dy netëve, si “The Chemical Brothers” dhe “Prodigy”. Edhe pse të gjithë ishim krejtësisht të ndryshëm, të gjithë e njihnim njëri-tjetrin. Kishte më shumë larmishmëri atëherë sesa njerëzit mund ta kishin imagjinuar.

3. Xhaketë lëkure e cilësisë së mirë

Ajo xhaketë ishte një homazh për këngëtarin Bernard Sumner. Dikush tha që në të vërtetë ishte i Bernardit, por nuk e di nëse është e vërtetë apo jo. E mbaj mend shumë mirë atë shfaqje. Unë u takova me Ladyhawke para se të dilja në skenë dhe vendosëm që do të punonim së bashku në albumin tim solo, kështu që ishte vërtet emocionuese. Ajo xhaketë lëkure ishte një homazh ndaj Bernard Sumner dhe ishte një lëkurë e cilësisë së mirë. Dikush tha që në të vërtetë ishte i Bernardit, por nuk e di nëse është e vërtetë apo jo. Xhaketa e lëkurës është në studion e “The Charlatans”. Është pjesë e arkivit tonë dhe nuk ka as një etiketë. Nuk e di nëse është mosha ime apo jo, por që unë të vesh diçka të re, më kujton një xhakete lëkure kur isha fëmijë.

4.Flokët bjond

“Nëse po i bëj vetë flokët, atëherë do t’i urrej për disa javë sepse duken si një helmetë” Unë jam duke mësuar gjatë gjithë kohës, kështu që jam gjithmonë duke marrë këshilla nga njerëzit, vajrat dhe gjërat për ta bërë flokun më pak të thatë. Pjasterat e flokëve janë goxha të mirë, por unë nuk i mbaj shumë të drejta, por i lë të jenë të çrregullt. Më pëlqen kur rrënjët duken përshembull dy centimetra, unë mendoj se duket e mrekullueshme. Nëse e bëj vetë, atëherë do t’i urrej për disa javë sepse duken si një helmetë, kështu që nëse shkoj dhe e bëj tek një profesionist, i kërkoj atyre të duket shumë pak rrënja e flokut.

Kjo është një lloj këmishe piktori. Është e cilësisë së mirë, e kam pasur atë për një kohë të gjatë, ndoshta 15 vjet dhe thjesht më dukej se shkonte me flokët e mi ashtu. Realisht është me të vërtetë e vjetër, por ndjeva se do të ishte mirë t’i përmbahesha një pamje klasike. Në skenë, duhet të ndihem sikur mund të lëviz lirshëm dhe mund ta shihni në foto që nuk duket aspak statike. Unë me siguri nuk kam hekurosur asgjë dhe nuk do të doja atë lloj ngurtësie.

5. Bluza të thjeshta të bardha

“Nëse gjej ndonjë stok të vjetër të këtyre bluzave, do të blej 10 në të njëjtën kohë. T-shirt e bardhë e thjeshtë është një pamje e mrekullueshme për mua në skenë. Ka shumë njerëz në ato shfaqje dhe unë duhet të mendoj për njerëzit në pjesën e pasme, kështu që nëse dritat bien mbi mua, unë kam ndriçimin e duhur. Isha shumë i trishtuar kur “American Apparel” u mbyll. Nëse gjej ndonjë stok të vjetër do të blej 10 bluza të bardha në të njëjtën kohë. Unë ende e kam atë bluzë dhe mendoj se shumë njerëz i veshin akoma dhe me syze dielli, ato shkonin shumë mirë. Unë në fakt i mbaj shumë syzet e diellit. Kur isha në Los Angeles dhe shëtisja shumë, ky ishte një problem, kështu që fillova të merrja syze dielli me recetë nga mjeku.

6. Veshje pune dhe Dr.Martens

Nuk e di nëse është ndikuar nga producenti i njohur Steve Albini apo thjesht ideja për të veshur veshje pune.
“Këto janë çorape të bardha, bluza të bardha, kostum kadifeje dhe “Dr.Martens”. Pavarësisht nëse është i ndikuar nga Steve Albini, që mund të jetë, apo është vetëm ideja e veshjes së punës, nuk jam i sigurt”. Këpucët e “Dr.Martens” ishin të reja dhe ndoshta më lëndonin këmbët në atë kohë. Unë harroj që t’i vesh ato. Mendoj se tani më dhembin më shumë se kurrë, ndoshta lëkura ime është më e butë ose unë jam tani në të pesëdhjetat. Ato janë aq të bukur për tu parë dhe shumë klasike.