Sport

Myrto Uzuni shënon 6 gola, mahnit Hungarinë dhe barazon “Perandorin” që fitoi “Topin e Artë”. (Video)

Myrto Uzuni ka shpërthyer sot në Hungari me fanellën e Ferencvarosi. Kampionët sfiduan Hatvan në Kupë dhe Uzuni sigurisht ishte titullar. Megjithëse kundërshtar modest, Uzuni me shokë nuk u kursyen dhe shënuan plot 9 gola.
I jashtëzakonshëm ylli i kombëtares sonë, që shënoi plot 6 nga golat e skuadrës së tij, duke shënuar një rekord më vete, që vështirë ta ketë bërë ndonjë legjionar më parë. Beratasi shënoi fillimisht katër golat e parë në minutat 32, 37, 51 dhe 59.
Më pas shënuan Zalan e Gavric, teksa Uzuni tundi sërish rrjetën në të 82-tën, duke çuar shifrat në 8-0. Pas 5 minutash shënoi edhe Loncarm, që mbylli serinë e golave dhe fiksoi shifrat finale 9-0, me siguri një fitoret më të thella të Ferencaros në histori.

Rezulton se Uzuni është lojtari i parë që shënon 6 gola në një ndeshje zyrtare me fanellën e Ferencvarosh që kur legjenda Florian Albert ishte pjesë e kësaj skuadre. Albert, fituesi i “Topit të Artë” në vitin 1967, shënonte për herë të fundit 6 gola në një ndeshje zyrtare në dhjetorin e vitit 1960 ndaj Debreçenit.