Ndryshe Politikë

Myslim Murrizi për TAR: “Rama nuk i ka hipur kalit, u ka hipur gomerëve!”

Ditën e sotme në “Ndryshe”, mund të themi me plot gojë se nuk mbeti gjë pa u thënë. I ftuar në studion e TAR ishte Myslim Murrizi, i cili tregoi shumëçka në lidhje me politikën. Murrizi nuk ngurroi të fliste pa filtra ashtu siç jemi mësuar ta shohim dhe të kthente përgjigje pikante ndaj pyetjeve ngacmuese të Salsanos dhe Adit.

Çfarë e mërziti më shumë z.Murrizi nga këto zgjedhje?

Nervat mi ngriti ulja e euros, u ul euro m’u ngritën nervat.

A mendon Murrizi se Rama ‘do të zbresë nga kali’?

Nga prezantimet e bashkive së fundmi, unë pashë që Rama nuk i ka hipur kalit, u ka hipur gomerëve, se thonte ky është gomari im, ky është gomari im. Meqë ka hipur nëpër gomerë e ka më të shkurtër distancën, zbret pa u hedhur se është dhe i gjatë. Berisha u hodh nga kali, po pati lënë në krye një gomar, kërriç fare. 

Sipas Murrizit a do të bashkohet Partia Demokratike?

Nuk ka qenë ndonjëherë e bashkuar prej 91-shit deri më sot. Ka patur gjithë kohën fraksione. 

Çfarë do të bëhet me Kavajën, e cila votoi për ‘Bashkë Fitojmë’ dhe jo Partinë Socialiste?

Rama e ka një farë nostalgjie nga e kaluara, të bëjë presion sikur është sekretari i parë i Partisë së Punës së Shqipërisë, po do apo s’do Rama, duan apo s’duan të tjerët, nuk mund të jesh sekretari i parë, sado përpiqesh ta imitosh 100% atë. 

A mendon Murrizi se do të ketë një lider të ri në opozitë?

Liderat për mua nuk bëhen në mënyrë artificiale, lideri duhet të dalë natyrshëm. Një njeri që ka stof politik, të ketë karakter, mos të jetë mashtrues, të ketë cilësi lideri. Shqipëria ka nevojë për burra dhe gra me dinjitet dhe të frenojmë babëzinë.