Celebrities Gossip Showbiz

Na duhet të presim edhe shumë pak për surprizën më të re të Nora Istrefit!

Nora Istrefi njihet për pamjen e saj gjithmonë shumë seksi. Jemi mësuar ta shohim gjithmonë shumë të kuruar dhe jo pak herë na befason me ‘look-un’ e saj si në këngë, ashtu edhe në daljet televizive që për hir të së vërtetës nuk i ka të shumta.

Pas bashkëpunimit që rezultoi shumë i suksesshëm me Shkurte Gashin dhe Bardhin ‘Mama Mia’ duket se bukuroshja nuk do të vonojë gjatë, por do të na surprizojë me një projekt të ri shumë shpejt. Këtë e ka bërë me dije vetë artistja me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram ditën e djeshme ku shfaqej shumë seksi e veshur me një kostum ngjyrë lejla që dukej të ishte një nga ‘look-et’ e saj në videoklip. Krahas Nora na zbuloi dhe titullin e surprizës  së saj që është ‘Ciao’ dhe një pjesëz të shkurtër nga teksti.

Mirëpo, pak më parë me anë të një Instastory, bukuroshja na zbuloi se nuk do të presim më shumë se ditën e nesërme për të dëgjuar surprizën e saj më të re.

Ciao! Nesër 

Këtë sezon veror, artistët tanë u siguruan që të sillnin këngë verore që u dëgjuan kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë.

Pak muaj më parë reperi i njohur Bardhi erdhi me një super bashkëpunim me dy këngëtare shumë të njohura dhe të dashura për publikun Shkurte Gashi dhe Nora Istrefi. ‘Mama Mia’ është surpriza e tre artistëve që ka rezultuar një sukses i vërtetë.