Celebrities Gossip Showbiz

“Na keni helmuar, na keni …”, reperi i njohur shqiptar shpërthen në ofendime ndaj këngës së Encës!

Këngëtarja Enca, përveçse njihet për provokimet e saj në rrjete sociale, ajo gjithashtu eksperimenton dhe shfaqet shumë sensuale në klipet e këngëve të saj. Së fundmi, kënga e saj më e re “Rakia” u përfol shumë për klipin provokues deri në erotik në disa momente me ish- konkurrentin e “Për’puthen”, Beart Rexhepin.

Mesa duket, qenka dikush nga showbiz-i që nuk e pëlqen fare këtë lloj klipi në industrinë tonë të muzikës dhe ai është reperi i njohur i labelit TBA, Jetmir Hoxha, i njohur me emrin e artit Cyanide. Reperi ka publikuar së fundmi një Instastory nga një skenë provokuese në klipin e Encës dhe e shoqëron me shkrimin:

Na keni helmuar, na kini ** ropt! Ju p***sha kulturën, po shumë e fëlliqësira ishit në këtë industri të “argëtimit”. Degjenerim total!

Deri më tani, nuk ka patur asnjë reagim nga Enca, teksa ajo po shijon suksesin e këngës që vetëm tre ditë pas publikimit numëron mbi 1 milion klikime.

Kujtojmë se, së fundmi këngëtarja është përfolur shumë për një lidhje të mundshme mes saj dhe modelit në klip, gjithashtu i njohur për publikun, Beart Rexhepi. Nuk dihet nëse këto spekulime janë të vërteta apo dyshja ka provokuar publikun për një reklamë sa më të mirë të këngës.