Celebrities Gossip Showbiz

“… na largon nga ata që i kemi afër”, për çfarë e ka fjalën Mozzik?

Nëse është një reper i showbiz-it që di vetëm të surprizojë ai është padyshim Mozzik. Çdo këngë e tij pëlqehet shumë nga publiku dhe arrin që brenda pak ditësh të numërojë miliona klikime e të dëgjohet kudo. Së fundmi, reperi po lançon albumin e tij më të ri edhe pse pak ka që ka publikuar albumin “No Rich Parents” në bashkëpunim me Loredanën, ish- partneren e tij.

Por, nuk do të flasim për këngë të reja që tanimë jemi mësuar se reperi nuk ka të ndalur, por për një postim të fundit të tij që na bëri me të vërtetë shumë përshtypje. Me anë të një Instastory, Mozzik ka shkruar një shprehje që nuk e dimë a është në përgjithësi apo ka ndonjë lidhje me jetën e tij personale.

Teknologjia na afron me ata që i kemi larg, por na largon nga ata që i kemi afër

E Mozzik duket se nuk ka të ndalur, pasi vetëm pak javë më parë ka paralajmëruar lançimin e projektit të ri muzikor që do të jetë pjesë e albumit të ri. Teksa me anë të një video, Mozzik na ka zbuluar pak nga kënga më e re pjesë e albumit, ai gjithashtu ka treguar se ajo do të jetë në bashkëpunim.

Mozzik dhe Loredana kanë një histori dashurie aq sa të çuditshme dhe dramatike, aq edhe shumë të bukur. Nuk harrohen fillimet kur dyshja publikonin këngët e para që merrnin miliona klikime dhe ata dukeshin të pandarë dhe të bërë për njëri-tjetrin. Por që kur nisën krisjet e para, asgjë nuk u kthye më si në fillim.

Pas ribashkimit, dy artistët paralajmëruan albumin “No Rich Parents” që i lumturoi të gjithë ndjekësit e dyshes. Megjithatë, duket se përveç albumit, Mozzik dhe Loredana nuk mundi t’i bashkojë gjë tjetër, pasi ata u ndanë sërish.