Celebrities Fashion Showbiz

Na mahniti me paraqitjen e saj, Emily Ratajkowski sfilon në Javën e Modës në Milano!

Modelja e njohur Emily Ratajkowski shkëlqeu teksa sfilonte në pasarelë për Javën e Modës në Milano. E veshur me një mini fund ngjyrë ari dhe një bluzë të shkurtër në po të njëjtin model, Emily dukej e mrekullueshme në eventin e “Versace” këtë të dielë, vetëm gjashtë muaj pas ardhjes në jetë të djalit të saj.

Modelja dhe aktorja 30-vjeçare, shquhet për linjat e saj perfekte dhe duket gjithmonë tërheqëse. Krahët dhe shpatullat e saj u lanë të ekspozuara dhe ajo mbante si aksesor një varëse prej ari “Fendi”. Gjithashtu, kishte vendosur dy byrzylykë dhe mbante në dorë një çantë të vogël ngjyrë ari. Sandalet, ishin të kombinuara më së miri me veshjen e saj, gjithashtu të markës së njohur “Fendi”.

 

Supermodelja e cila mirëpriti në jetë, djalin e saj Sylvester me bashkëshortin Sebastian Bear-McClard në muajin mars të këtij viti, mbante një shall “Fendi” në kokë. Ajo theksoi gjatësinë e saj me një palë taka ari dhe flokët e saj të gjatë ngjyrë kafe kishte vendosur ti mbante të lëshuar. Make up-i i saj ishte nude dhe e tregonte mjaft mahnitëse modelen bukuroshe.

Dalja e saj vjen pasi ajo sfiloi sërish të premten në një tjetër pasarelë. Modelja u shfaq duke sfiluar e veshur me një bluzë mëndafshi, me një shall koke në ngjyrë vjollcë dhe rozë të kombinuar me bluzën e saj dhe një fund të gjatë të zi të hapur në pjesën e përparme. Veshja e saj ishte kombinuar me taka në ngjyrë të bardhë. Emily postoi në llogarinë e saj në Instagram disa fotografi nga sfilata, duke u dhënë ndjekësve një paraqitje të shkurtër të përvojës së saj në prapaskenë. Ajo shkruan:

Versace nuk humbet kurrë. Faleminderit Donatella Versace.

 

Rikujtojmë se, megjithëse Emily është bërë nënë, ky detaj nuk e ka ndaluar atë që të vazhdojë karrierën e saj të suksesshme si modele, pasi doli në pasarelë në Los Angeles për edicionin e tretë të shfaqjes ekskluzive të Rihannës “Savage X Fenty” për Amazon Prime.