Celebrities Showbiz

“Na mungon çdo ditë”, Beatrix Ramosaj përlot me fjalët për të atin e ndjerë!

Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”. Lidhja e saj me Donald Veshaj brenda shtëpisë së “BBV”, ndarja e tyre dhe trekëndëshi i formuar Bora-Donald-Trixa kanë qenë në qendër të vëmendjes për muaj me radhë.

Bukuroshja tanimë po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me çdo veprim që bën në rrjetet sociale. Siç ka qenë dhe më i fundit, por këtë herë jo në lidhje me historinë ‘e famshme’, por me të atin e ndjerë. Në një postim në Twitter Trixa na ka treguar se ditën e sotme babai i saj i ndjerë do të festonte ditëlindjen dhe ajo ka zgjedhur ta urojë me fjalët më të ndjera.

Gëzuar ditëlindjen engjëlli im i bukur në qiell. Vazhdo të na shikosh duke buzëqeshur, sepse unë do të bëj krenar. Na mungon çdo ditë.

Ndërkaq, e ftuar në emision ishte edhe ish-konkurrentja e “Big Brother Vip”, Antonela Berisha e cila gjatë momentit kur ka ndodhur takimi i Borës me Donaldin, ajo ka qenë duke darkuar me Beatriks Ramosaj. Si u prit nga Triksa ky lajm sipas Antonelës?

Momentalisht Beatrix po shijon suksesin e këngës “Ma shumë se ti”, një bashkëpunim me Dj Geek. Padyshim që teksti i këngës së saj të publikuar para pak javësh u komentua shumë pasi fjalët u konceptuan si një dedikim për Donaldin.