Gossip

Na paska shpëtuar të gjithëve! Gigi Hadid e paska zbuluar me kohë emrin e vajzës!

Para disa ditësh, 4 muaj pas ardhjes në jetë të vogëlushes, modelja e njohur Gigi Hadid na zbuloi më në fund emrin e saj, e cila quhet Khai. Supermodelja e zbuloi emrin unik duke shtuar fjalët “Mamaja e Khai” në bion e saj të Instagramit.

Mirëpo këtë emër Gigi e ka zbuluar shumë kohë para se ta bënte publik në bion e Instagramit. Fansat e kanë vënë re emrin e Khai-t në një foto të publikuar në muajin nëntor, që do të thotë se Gigi e ka zbuluar emrin e vogëlushes shumë muaj më parë.

Në 22 nëntor Gigi publikoi në Instagram një sërë fotosh për të treguar se si është jeta e saj si nënë e një vajze të vogël. Në foton e fundit, që tregonte dekorimet e familjes për Krishtlindje, emrit i Khai-t ishte shkruar në një vazo që ishte vendosur poshtë pemës së zbukuruar.

Kujtojmë se vogëlushja e Gigi Hadid dhe Zayn Malik erdhi në jetë në muajin shtator dhe deri më tani ata të dy janë treguar shumë të rezervuar duke mos publikuar asnjë foto të portretit të saj.