Celebrities Gossip Showbiz

Na u duk ne apo Loredana tha se të dashurit i pëlqejnë duart e saj?

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Vetëm pak më parë Loredana ka habitur ndjekësit dhe ka ngritur mjaft dyshime për jetën e saj romantike, teksa ka postuar në Instastory një foto të duarve të saj dhe krahas ka shkruar:

Ai më tha ‘më pëlqejnë duart e tua’

Rikujtojmë se, pak ditë më parë Loredana ka habitur ndjekësit teksa shfaqej duke u puthur në buzë me një vajzë dhe krahas ka shkruar: “E dashura ime e re”. Nuk dihet nëse ky është vetëm një trend apo Lori na ka zbuluar një diçka që nuk e dinim për sa i përket raporteve të saj romantike.