Celebrities Gossip Showbiz

Na vjen keq Justin! Në shëtitjen e tyre si çift, të gjithë sytë nga këmbët e Hailey

Hailey dhe Justin Bieber u fotografuan nga paparacët duke darkuar në Beverly Hills në Spago ditën e martë. Supermodelja, 24 vjeçe, mbante veshur një fustan të bardhë me print lulesh të zeza, një palë taka të larta në ngjyrë të zezë dhe një kuletë jeshile. Ajo u shfaq me flokët e saj bjonde me onde dhe një gjerdan që binte mjaft në sy.

Ndërsa Bieber, 27 vjeç, mbante veshur një këmishë me model Hawaii mbi një kanatjere në ngjyrë të bardhë kombinuar me pantallona të zeza dhe atlete jeshile në të bardha Nike. Ylli kanadez, gjithashtu u shfaq me një kapelë të zezë dhe një gjerdan shumëngjyrësh në këtë takim me bashkëshorten e tij.

Megjithatë, në këtë dalje të çiftit na vjen keq Justin, por të gjithë i kishin sytë nga këmbët e tonifikuara të Hailey, të cilat binin edhe më shumë në sy nga çfarë ajo mbante veshur.

Rikujtojmë se, së fundmi fansat kritikuan Justin pasi në rrjet u shpërndanë disa video dhe foto të publikuara së bashku me bashkëshorten e tij dhe ai dukej sikur i bërtiste apo sillej keq me të. Pas gjithë thashethemeve, ishte Hailey ajo që reagoi duke hedhur poshtë këto spekulime. 24-vjeçarja postoi në “Instastory” një foto ku shihej duke u puthur me këngëtarin, teksa e cilësonte fundjavën e tyre të mrekullueshme, duke hedhur kështu poshtë zërat për një debat të mundshëm.