Celebrities Gossip Showbiz

Na zbulon modelin e ri të flokëve, por Elita Rudi ka sërish një shqetësim të vogël!

Elita Rudi edhe pse jo aq shumë pjesë aktive e televizionit që kur u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Zëri, gjithmonë ka arritur të jetë në vëmendjen e mediave. Herë me video-t ‘funny’ duke kërcyer me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko e herë duke postuar fëmijët e saj, prezantuesja bukuroshe nuk ‘humbi’ gjatë periudhës së saj të pauzës edhe nga rrjetet sociale.

Bukuroshja shpesh poston foto dhe video nga jeta e saj e përditshme dhe pak më parë ka ndarë me ndjekësit një ‘shqetësim’ të sajin, teksa ka treguar se ‘look-un’ e ditës, krahas ka shkruar: “I dua balluket e mia më të shkurtra”.

Teksa prej kohësh e dinim se prezantuesja do t’i rikthehet televizionit duket se planet ishin më të afërta nga çfarë kishim menduar. Prej pak kohësh bukuroshja është rikthyer në ekran në një nga televizionet në Kosovë. Këtë sezon të ri e pamë Elitën përsëri në moderim pas një shkëputje prej pak vitesh.

Në disa nga postimet e prezantueses janë vënë re komentet e ndjekësve, të cilët e kanë akuzuar për përdorim të ‘photoshop-it’. Këtyre komenteve Elita u është përgjigjur me një video, ku tregon linjat e saj trupore, të cilat duken perfekte dhe në këtë mënyrë bukuroshja hedh poshtë të gjitha ‘akuzat’.