Aktualitet

Nafta kap një tjetër çmim rekord, benzina ulet, gazi nuk ndryshon!

Çmimi i naftës ka pësuar sërish rritje këtë të premte. Bordi i Transparencës vendosi që nafta të shitet me 265 lekë për litër.

Ndryshime pësoi edhe Benzina e cila do të shitet me 241 lekë për litër dhe gazi me 86 lek për litër.

Vendimi i ri do të hyjë në fuqi sot në orën 18.00 dhe do të jetë i vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

 Njoftimi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 265 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 253 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 241 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 229 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.