Lancio Music

Nami në rrjet! Zayn Malik publikon projektin e tij të ri muzikor!

Kanë kaluar afro dy vjet që kur këngëtari i njohur, Zayn Malik publikoi albumin e tij “Icarus Falls”. Tashmë, ish-anëtari i “One Direction” ka publikuar këngën e dytë nga albumi i tij i tretë “Nobody Is Listening”.

Ai ka lançuar këngën e titulluar “Vibez”. Kënga gjendet në “Apple Music”. Nuk kishte si të mungonte përkrahja e partneres së tij, Gigi Hadid, e cila ka ndarë këngën në Instastory për të gjithë fansat e saj.

Rikujtojmë, se Zayn u bë i famshëm me grupin muzikor “One Direction”. Në muajin mars të vitit 2015, këngëtari i “Pillowtalk” vendosi të largohej nga banda, duke përdorur si justifikim problemet e tij të shëndetit mendor.

Por, prej disa muajsh jeta e Zayn dhe modeles së njohur, Gigi Hadid ka marrë drejtim tjetër, pasi u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, emri i së cilës ende nuk është zbuluar.