Celebrities Gossip Showbiz

“Nami u bëftë!”, Luizi më i vendosur se kurrë për lidhjen me Kiarën!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Luiz Ejlli ka reaguar ditën e sotme lidhur me avantazhin që mori në lojë Kiara për informacionet nga jashtë. Në një bisedë më Antonetën ai është shprehur se nuk ka arritur ta ndajnë as opinionistët, as portalet dhe as banorët e shtëpisë.

Luizi: Nuk ka arritur të na ndaj një Shqipëri e tërë, një shtëpi e tërë edhe me opinionista

Antoneta: Jo unë s’kam pse t’ju ndaj   

Luizi: Nami u bëftë nuk na ndajnë, po e them me zë për ty edhe për ata të portaleve

 

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, mbrëmjen e kaluar, vajzat u mbledhën në oborr për t’iu përgjigjur pyetjeve të bëra nga produksioni. Një ndër pyetjet ishte të tregonin emrin e personazhit të njohur shqiptar për të cilin kanë një pëlqim. Ishte Dea Mishel ajo që u përgjigj lidhur me një këngëtar shumë të dashur.