Celebrities

Nancy Pelosi largohet nga posti i kryetares së demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve

Nancy Pelosi po mbyll një karrierë të gjatë udhëheqjeje në Kongresit, gjatë së cilës ajo u bë gruaja e vetme që shërbeu në postin e fuqishëm të kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, shfaqi aftësi të veçanta për siguruar miratimin e ligjeve të rëndësishme, solli unitet mes kolegëve të saj demokratë dhe sfidoi disa njerëzit më të fuqishëm në botë.

Zonja Pelosi, një liberale 82-vjeçare nga Kalifornia, njoftoi të enjten se do të hiqte dorë nga roli i saj drejtues në Dhomën e Përfaqësuesve, por do të qëndronte si anëtare e saj për të përfaqësuar San Franciskon, siç ka bërë që nga viti 1987.

Lëvizja e zonjës Pelosi pasoi humbjen e kontrollit të Dhomës së Përfaqësuesve nga partia e saj ndaj republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit të javës së kaluar.

Ajo demonstroi se ishte jo vetëm një udhëheqëse e qëndrueshme, por edhe një ligjvënëse efektive në dy mandate si kryetare, edhe pse u vu shpesh në shënjestër nga republikanët, përfshirë ish-presidentin Donald Trump.