Showbiz

Naomi Campbell flet për dietat ekstreme: “Unë mund të rri ditë pa ngrënë”

Në një intervistë të fundit për “Lorraine”, Naomi Campbell zbuloi disa nga dietat e saj më ekstreme që ka ndjekur ndër vite për të patur një trup sa më perfekt dhe të shëndetshëm.

49-vjeçarja rrëfeu se nuk e ka aspak problem që të qëndrojë disa ditë pa ngrënë madje e ka mësuar trupin e saj që të funksionojë në këtë mënyrë.

“Ndonjëherë nuk ha, thjesht konsumoj lëngje sidomos kur është shumë vapë. Mund të jetë një ditë, mund të jenë dy apo më shumë” ,-tha ajo.

Kohë më parë ajo ndiqte dietën “The Master Cleanse” që konsiston në konsumimin e pijeve, ujë dhe çaj laksativ. Këtë dietë ajo e ka mbajtur për 18 ditë.