Celebrities Showbiz

Naomi Campbell si rrallëherë vendosi që të flasë për vajzën e saj të vogël!

Naomi Campbell jep një pasqyrim shumë të rrallë të jetës së saj si një nënë e re. Supermodelja në një intervistë të dhënë së fundmi me Zeinab Badawi për ‘BBC’ foli në lidhje me emërimin e saj si ambasadore e re në ‘Queen’s Commonwealth Trust’ gjatë kësaj jave dhe në fund të intervistës ajo u pyet nga se si është të bëhesh prind për herë të parë. Ajo u shpreh se:

Unë jam me të vërtetë me fat. Unë mendoj se kam një fëmijë ëndrrash. Ajo është e mrekullueshme. Ajo është shumë e pavarur që tani. Shumë e zgjuar, vigjilente. Fle 12 orë. Një vajzë e mirë.

Campbell shton se ajo dëshiron që në mënyrë absolute të rrënjosë vlerat e saj familjare dhe do që ta rrisë vajzën e saj dhe të jetë një grua e fortë, e pavarur duke shtuar edhe deri në pjesën e higjienës.

Rikujtojmë se në muajin maj, Campbell bëri një postim befasues në rrjetin social Instagram ku shihej se ajo kishte mirëpritur fëmijën e saj të parë, duke ndarë një foto të ëmbël të dorës së saj që mbante këmbët e foshnjës. Gjatë asaj kohe ajo shkroi në Instagram-in e saj se:

Një bekim i vogël, i bukur më zgjodhi të jem nëna e saj. Sa e nderuar që kam këtë shpirt të butë në jetën time nuk ka fjalë për të përshkruar lidhjen e përjetshme që tani ndaj me ju engjëlli im. Nuk ka dashuri më të madhe.

Gjithashtu në muajin maj të vitit 2017, Campbell i tha revistës ‘Evening Standard’ se kishte menduar të bëhej nënë, por që nuk e kishte me nxitim për ta bërë atë realitet. Ajo tregoi atëherë se:

 Unë mendoj për të pasur fëmijë gjatë gjithë kohës por tani me mënyrën se si është shkenca unë mendoj se mund ta bëj kur të dua.