Travel

NASA parashikon rritje historike të nivelit të ujit në det, fajtorë është njeriu

Agjencia hapësinore amerikane NASA dhe agjencitë e tjera të qeverisë amerikane, kanë konstatuar se niveli i ujit në det do të rritet për 30 centimetra deri në vitin 2050. Duke parë se ndryshimet klimatike janë duke “përparuar”, efektet e tyre janë çdo herë e më të qarta – tregon një raport i përbashkët i NASA-s dhe agjencive tjera të qeverisë amerikane.

Në raport thuhet se niveli i ujit në det përgjatë brigjeve amerikane deri më 2050, do të rritet në një mesatare nga 25 deri në 30 centimetra.

Kjo do të thotë se për 30 vite niveli i ujit në det, do të rritet aq sa është dashur të rritet gjatë 100 viteve të ardhshme.

Raporti i ri përfshin “të dhënat më të reja, projeksionet afatgjatë të rritjes së nivelit të ujit në tërë territorin e Shteteve të Bashkuara”, theksoi administratori i Administratës Nacionale për Oqeane dhe Atmosferë (NOAA), Rich Spinard.

“Shkenca është mjaft e qartë. Kjo do të thotë se ka ardhur koha që të ndërmerren hapa konkret në zgjidhjen e problemit të krizës klimatike”, porositi administratori në NASA, Bill Nelson.

Ai shtoi se sjelljet e faktori njeri janë shkaktari kryesor i ndryshimeve klimatike.